Lidhje

SHBA, Banka Qendrore rrit interesin


Federal Reserve

Banka Qendrore Amerikane rriti normën bazë të interesit me 0.25 përqind, e pare në një vit.

Gjatë recesionit, Banka Qendrore Amerikane uli normën shumë pranë zeros, në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike duke e bërë procesin e huamarrjes për të blerë shtëpi, ndërtim fabrikash dhe punësim më pak të kushtueshëm.

Ekonomistët thonë se tregu amerikan i punës dhe i pasurive të paluajtshme kryesisht e kanë marrë veten dhe nuk kanë më nevojë për ndihmë.

Ekspertët thonë se mbajtja shumë ulët e normës së interesit për një kohë të gjatë e linte Bankën Qendrore pa mjetet që i duheshin për të forcuar ekonominë në rast të një rënieje që mund të pësonte ekonomia. Kjo shtonte gjithashtu rrezikun e rritjes së inflacionit që do ta dëmtonte ekonominë.

Ekspertët presin që Banka Qendrore të rrisë interesin bazë edhe 2 herë të tjera gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkohë sipas raporteve ekonomike, çmimet e shitjes me pakicë janë rritur me 3.8 përqind gjatë muajit nëntor krahasur me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi.

Ekonomistët i ndjekin me vëmendje çmimet e shitjes me pakicë sepse është kërkesa e konsumatorëve ajo që udhëheq pjesën dërrmuese të aktivitetit ekonomik.

Një raport i ekspertëve të bankës “Wells Fargo” mbi inflacionin në tregun e shitjes me shumicë tregon një rritje më të shpejtë të çmimeve që ndikojnë mbi çmimet që paguajnë konsumatorët.

XS
SM
MD
LG