Lidhje

Pezullohet evakuimi nga Alepo


Aktivistë sirianë thonë se është pezulluar evakuimi i forcave kryengritëse dhe popullatës civile nga Alepoja, ndërkohë që qeveria dhe opozita po fajësojnë njëra-tjetrën për vonesat.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se autobusët ishin gati për t’u nisur nga Alepoja në fazën e fundit të evakuimeve nga zonat që forcat opozitare i morën nën kontroll katër vjet më parë.

Evakuimet filluan pas marrëveshjes së negociuar nga Rusia dhe Turqia, e cila parashikonte edhe largimin e popullatës civile nga dy fshatra në provincën Idlib, të cilat kanë qenë nën rrethimin e forcave kryengritëse.

Sipas komenteve që bëri dje ministri i jashtëm turk, deri tani 37 mijë vetë janë evakuuar nga Alepoja dhe synimi ishte që sot të përfundonte evakuimi i të gjithë personave.

XS
SM
MD
LG