Në prag të natës së Kishtlindjeve, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Engjëll Massafra i drejtoi një mesazh gjithë besimtarëve, përmes të cilit apelon për ruajtjen e vlerave më të mira të kombit dhe besimit. Imzot Massafra tha se, viti që po kalojmë shënoi ngjarje shumë të rëndësishme, të cilat bëjnë krenar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët.