Lidhje

FBI-ja paralajmëron për kërcënime në prag të Krishlindjeve


Byroja Federale e Hetimeve po paralajmëron agjencitë e forcave të rendit në Shtetet e Bashkuara se militantë të Shtetit Islamik po bëjnë thirrje për sulme në kisha dhe vende të tjera të shenjta ku mblidhen besimtarët.

Njoftimi erdhi të premten pasi militantët postuan një listë me kishat amerikane si objektiva të mundshme në faqet e mediave sociale.

"Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët tanë të zbatimit të ligjit," tha zëdhënësi Andrew Ames, "FBI-ja rregullisht ndan informacion rreth kërcënimeve të mundshme për të përgatitur forcat e rendit të mbrojnë komunitetet ku ata shërbejnë."

Ames tha se qytetarët këshillohen të jenë të vëmendshëm në mjediset ku ndodhen dhe të raportojnë aktivitete të dyshimta.

Ai shtoi se FBI-ja "është duke e ndjekur këtë çështje, ndërsa po heton besueshmërinë e saj."

Të hënën, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm terrorist në një treg krishlindjesh në Berlin ku u vranë 12 njerëz dhe u plagosën 56 të tjerë.

XS
SM
MD
LG