Lidhje

Fituesit dhe humbësit e zhvendosjes së bizneseve


Një pronar dyqani lulesh në Meksikë, i ka klientët nga kompanitë amerikane të prodhimit, të cilat janë zhvendosur atje. Ndërsa një pronari meksikan të një biznesi të vogël: një dyqan kancelerie, i ka shkuar mirë biznesi në Shtetet e Bashkuara. Pra, në të dyja rastet, pronarët janë të kënaqur me bizneset e tyre jashtë vendit. Por ç’ndodh me punëtorët që mbeten pa punë pasi kompanitë i zhvendosin vendet e punës?

Dy biznese të ndryshme, në dy qytete. Njëri në një qytet të pjesës qendrore të të Shteteve të Bashkuara, me 2 milionë banorë.

Tjetri, në njërin prej shteteve më të pasura dhe me industri të zhvilluar të Meksikës, me popullsi 1 milion banorë.

Victoria Alday ka një tezgë për shitjen e luleve në rrethinat e Monterrey-t. Biznesi i saj bazohet kryeisht tek punonjësit e uzinës së kompanisë amerikane “Carrier”. Ajo është e zhgënjyer që “Carrier” nuk po i zhvendos 700 vendet e pritshme të punës në Meksikë.

“Në se nuk do të ketë punë në fabrikë, kush do të ketë para për të blerë lule?”

Për meksikano-amerikanin Luis Bustos, ishte më e lehtë të kishte një dyqan kancelerie në Indianapolis, se sa në Meksikë.

“Këtu m’u deshën vetëm 45 minuta punë në kompjuter për të filluar biznesin dhe nja dy orë më tepër për të marrë liçencën, dhe gjithshka që nevojitej.”

Në 15 vitet e fundit Indiana humbi 100 mijë vende pune. Tani është duke i rifituar ato, por jo të gjitha. Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një marrëveshje që të përdoren 7 milionë dollarë nga taksat për të ruajtur vendet e punës në uzinën “Carrier”. Por sa kompani të tjera mund dhe duhen shpëtuar?

Vetëm dy kilometra e gjysëm larg uzinës “Carrier” është ajo Rexnord... e cila mbyllet në mars… 300 vendet e saj të punës do të shkojnë në Meksikë.

Punëtori i uzinën Reznord, Joshua Shartzer, thotë se marrëveshja për fabrikën “Carrier” e vë qeverinë në një rol të ri, për të zgjedhur fituesit dhe humbësit.

“Ka për të patur njerëz që qëndrojnë në radhë tek dera, duke thënë: “Po me mua ç’do të ndodhë? Çfarë motivi kam unë për të qëndruar në Amerikë? Çfarë më ofroni?”

Presidentit të sindikatës Chuck Jones i pëlqen ideja e ruajtjes së vendeve të punës, por ai vë në pikëpyetje premtimet për zgjidhje falas.

“Unë nuk jam për atë që taksapaguesit të shohin që pjesa më e madhe e parave të taksave të tyre të shkojnë tek kompanitë fitimprurëse.”- thotë ai.

Ekonomisët thonë se shteti i Indianës ka për t’i mbuluar shpenzimet me taksat ndaj 700 rrogave gjatë marrëveshjes 10-vjeçare.

Humbja e vendeve të punës në fabrikë nuk do ta dëmtojë biznesin e zotit Bustos.

“Në fakt kjo nuk funksinon për ne, sepse ne jemi një dyqan i vogël kancelerie. Ne jemi ata punonëtorë që janë lodhur nga puna për kompanitë e mëdha, dhe që kanë hapur bizneset e tyre.”

Në se qeveria nuk ndërhyn për të ndihmuar, deri në mars, Joshua Shartzer thotë se edhe ai nuk ka për t’u besuar bizneseve të mëdha dhe do të hapë biznesin e tij.

XS
SM
MD
LG