Lidhje

Obama viziton bazën ushtarake në Havaii


Presidenti Barack Obama, i cili ndodhet me pushime në Hawaii, vizitoi trupat amerikane në një bazë ushtarake, hera e fundit që ai e bën këtë gjatë presidencës së tij.

Duke folur përpara ushtarakëve të bazës, ai tha se koha si komandant i përgjithshëm ka qenë privilegji i jetës së tij. Komentet bëhen vetëm pak javë përpara inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle vizituan Bazën e trupave të Marinsave në Gjirin Kaneohe Bay, në afërsi të vendit ku çifti presidencial po kalon pushimet e fundvitit bashkë me vajzat e tyre.

Zoti Obama tha se edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar, ai do t’i vazhdojë vizitat në bazë.

“Ende kam një gradë të vogël si ish-president," tha ai me shaka. Prandaj mund të përdor palestrën dhe natyrisht fushën tuaj të golfit.

XS
SM
MD
LG