Lidhje

Trump dhe gjykatat federale


Presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të fillojë emërimet në gjykatat federale pas 20 janarit, kur të marrë detyrën për shkak të një numri të madh të vendeve që kanë mbetur vakante në këto gjykata.

Aktualisht janë 104 vende, duke përfshirë edhe një në Gjykatën e Lartë, pas vdekjes së gjykatësit Antonin Scalia në muajin shkurt.

Kur presidenti Barak Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë tetë vjet më parë, në gjykatat federale kishin 54 vende të lira.

Meqenëse disa anëtarë të Gjykatës së Lartë janë në moshë të shtyrë, zoti Trump mund të ketë rast ta ndryshojë mjaft përbërjen e saj, me disa emërime të reja.

XS
SM
MD
LG