Lidhje

Shtyhet votimi për ndërtimin e vendbamineve izraelite


Zyrtarët në Jeruzalem thanë sot se një komision ka shtyrë votimin e planifikuar për lejet e ndërtimit të qindra shtëpive të reja hebraike në territorin e pushtuar të Jeruzalemit lindor.

Hanan Rubin, anëtar i Komisionit të Planifikimit dhe Strehimit në Jerusalem, tha se votimi ishte hequr nga rendi i ditës për sot me kërkesë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Propozimi përfshinte 492 shtëpi të reja në zonat e pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967.

Izraeli ka ngritur akuza se SHBA qëndronin pas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u votua të premten dhe që kërkonte t’i jepej fund ndërtimit të vendbanimeve.

XS
SM
MD
LG