Lidhje

Ekonomia e Bjellorusisë pas Bashkimit Sovjetik


Russian President Boris Yeltsin and Belarus leader Stanislav Shushkevich, exchange Slovic Treaty in Brest, USSR (Russian Federation) Dec. 7, 1991.

Gjatë periudhës sovjetike, Bjellorusia njihej për prodhimin e traktorëve me një uzinë të madhe në Minsk, e cila tani feston 70-vjetorin. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, 25 vjet më parë, Bjellorusia është përpjekur të reformojë modelin ekonomik të drejtuar nga shteti, për të cilin kritikët thonë se po dështon. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Daniel Schearf nga Minsk-u, ka gjithashtu shenja shprese për novacione lokale të teknologjisë së lartë që po përpiqen të futen në tregjet globale.

Uzina e traktorëve në Minsk u ndërtua në vitin 1946 dhe me ndihmën e qeverisë i mbijetoi shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Andrei Suslenkov është drejtues i rëndësishëm në uzinën e traktorëve.

“Është një prej uzinave më të mëdha në ish territoret sovjetike për nga kapacitetet. Ndaj kontributi ekonomik është mjaft i lartë.”

Kritikët thonë se modeli i ekonomisë shtetërore po dështon ndërsa Bjellorusia përballet me inflacion dhe tkurrje ekonomike. Jaroslav Romanchuk është hulumtues me Qendrën Mises.

“Dështoi gjatë 2016 të kryente reforma, dhe besojnë se disi do të kapërcejë vështirësitë. Por në bazë të shifrave, të manifakturës, tregut të punës, gjërat po përkeqësohen.”

Fuqia punëtore në unzinën e traktorëve në Minsk u tkurr nga 30 mijë në kohën sovjetike, ndërsa mbetet një punësues i rëndësishëm në Bjellorusi. Aminya Baitasova është kuratore në muzeumin e uzinës së traktorëve në Minsk.

“Aktualisht uzina punëson 18 mijë njerëz. Po të ishte mbyllur shumë njerëz do të kishin mbetur pa punë. Si do të ishte përballuar një situatë e tillë? Njerëzit do të ishin shqetësuar dhe mund të kishte patur protesta ose luftë.”

Por Bjellorusia po ashtu po përpiqet të futet në tregun global të teknologjisë së lartë me programe kompjuterike si “World of Tanks”.

“Një Park i Teknologjisë së Lartë ofron mundësi shtesë për zhvillimin e kompanive të teknologjisë informative në Bjellorusi, si taksa më të ulta, përparësi për punonjësit dhe një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit”, thotë Anastasiya Zaytseva e firmës WARGAMING.NET .

Kompania e lojërave elektronike në internet e nisi punën në Minsk por ka tërhequr njerëz nga mbarë bota me më shumë se 110 milion të abonuar.

Ndërsa kompania ka punësuar 2 mijë njerëz në Bjellorusi, ata po shikojnë drejt së ardhmes, duke pranuar të kaluarën sovjetike që ka frymëzuar tanket e tyre virtualë.

XS
SM
MD
LG