Lidhje

Sulmi në Berlin; lirohet tuniziani i dyshuar


Autoritetet gjermane kanë liruar një tunizian, i cili u arrestua pas dyshimeve për lidhje me Anis Amrin, të dyshuarin që kreu sulmin vdekjeprurës në një treg të Krishlindjeve në Berlin.

Prokurorët thanë se kanë përcaktuar se personi i ndaluar të mërkurën “nuk është personi i dyshuar për bashkëpunim me Anis Amrin."

Amri përdori një kamion për të sulmuar një treg të mbushur me njerëz, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 56 të tjerë. Para sulmit ai kishte realizuar një video në të cilën shprehte besnikërinë ndaj grupit Shteti Islamik dhe udhëheqësin e tij, Abu Bakr al-Baghdadi.

XS
SM
MD
LG