Lidhje

Policia turke arreston 30 të dyshuar për lidhje me ISIS


Policia turke arrestoi 30 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik në provincën Adana në jug të vendit, ndërsa përleshjet mes ushtarëve turq dhe grupit xhihadist intensifikohen në veri të Sirisë.

Në një operacion të mbështetur nga helikopterë, policia kundër terrorizmit kreu sulme të njëkohshme në 40 objektiva në zonë.

Turqia ndërmori një inkursion në Siri më 24 gusht në mbështetje të rebelëve sirianë për të dëbuar Shtetin Islamik nga zona kufitare, dhe ka kryer vazhdimisht sulme mbi vend-strehime të xhihadistëve të dyshuar në Stamboll dhe qytete të tjera.

XS
SM
MD
LG