Në Tiranë, atmosfera e festave të fund-vitit po arrin kulmin, me zbukurime të shumta në qytet dhe dhurata të ndryshme në familje.
Por një grup djemsh të rinj menduan të bëjnë një dhuratë të veçantë.
Grupi i motoristëve “Shqiponjat e Rrugëve” vendosën të dhurojnë gjak për të sëmurët e fundvitit, duke ftuar qytetarët për gjeste humane ndaj banorëve në vështirësi.