Lidhje

Trump: Meksika do të na riimbursojë për murin


Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha sot në Twitter se Meksika do të rimbursojë taksapaguesit amerikanë për një mur të ri kufitar dhe se paratë e shpenzuara nga Shtetet e Bashkuara do të jenë për “hir të shpejtësisë.”

Komentet bëhen ndërkohë që ndihmësit kryesorë të zotit Trump marrin në shqyrtim një plan për t’i kërkuar Kongresit të garantojë se në buxhet ekzistojnë fondet për ndërtimin e murit.

Sipas dy anëtarëve të Kongresit dhe një ndihmësi të ekipit të tranzicionit të zotit Trump, të cilët kërkuan të mos identifikohen, ndërtimi i mundshëm i murit do të mbështetej në një ligj ekzistues, i cili autorizon vendosjen e barrierave dhe të teknologjive të tjera përgjatë kufirit jugor.

Zoti Trump tha sot në një koment në Twitter se “mediat e pandershme – siç i quajti ai - nuk raportojnë se çdo para e shpenzuar për ndërtimin e Murit të Madh (për hir të shpejtësisë), do të paguhet më vonë nga Meksika''.

Presidenti i Meksikës dhe zyrtarë të tjerë të lartë meksikanë këmbëngulin se Meksika nuk do të paguajë për murin.

XS
SM
MD
LG