Lidhje

Kina kundër takimeve të udhëheqësve tajvanezë me ata amerikanë


Presidentja e Tajvanit, Tsa Ing-wen, në Teksas

Kina tha sot se kundërshton çfarëdo kontakti ndërmjet udhëheqësve tajvanezë dhe zyrtarëve amerikanë, një ditë pasi Presidentja e Tajvanit, Tsa Ing-wen, u takua me Senatorin Ted Cruz dhe Guvernatorin e Teksasit, Greg Abott.

Takim u zhvillua në Hjuston, ku zonja Tsai bëri një ndalesë gjatë udhëtimit të saj drejt Amerikës Qendrore.

Zoti Cruz u shpreh në një deklaratë se “Republika Popullore e Kinës duhet të kuptojë se në Amerikë ne i marrim vetë vendimet për takime me vizitorë”, dhe shtoi se “kinezët nuk mund të vendosin veto për njerëzit që ne duam të takojmë”.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump u kritikua nga Kina për një bisedë telefonike që zhvilloi me zonjën Tsai pas zgjedhjes së tij në nëntor.

Që nga viti 1979, Shtetet e Bashkuara kanë njohur q[ndrimin zyrtar të Kinës, se Tajvani është pjesë e Kinës.

XS
SM
MD
LG