Rreth 450 familje në zonën malore të Dukagjinit, në Bashkinë e Shkodrës, kanë mbetur të izoluar prej 5 ditësh për shkak të bllokimit të rrugës automobilistike nga dëbora. Jetesa e banorëve është vështirësuar edhe për shkak të ndërprerjes në disa fshatra të energjisë elektrike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, udhëtoi sot drejt kësaj zone dhe na dërgoi kronikën.