Lidhje

Tranzicioni nga Obama tek Trump


“Garantoj çdo qytetar të vendit, se do të jem një president për të gjithë Amerikanët dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

Janë këto fjalët e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Transferimi paqësor i pushtetit nga një komandant i forcave të armatosura tek tjetri është një nga shtyllat e demokracisë amerikane. Menjëherë pas fitores së zotit Trump, dy personalitetet u takuan në Shtëpinë e Bardhë, duke garantuar bashkëpunim të mëtejshëm.

“Ne do të bëjmë gjithshka që ju të jeni i suksesshëm, sepse nëse ju i’a dilni, ky do të jetë sukses edhe për vendin”, tha zoti OBama.

“Zoti President, është një nder të jem me ju dhe po aq nder të kem mundësi të takohemi edhe shumë herë të tjera në të ardhmen", tha presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Procesi i tranzicionit mes administratës që ikën dhe asaj që vjen është sfidues. Por kjo nuk e ndali presidentin e zgjedhur të zhvillojë një tur nëpër gjithë vendin për të falenderuar mbështetësit.

“Ata thonë se si president unë s’duhet të bëj mitingje, por unë them se duhet, apo jo?!”

Zoti Trump theu dhe traditën e kabineteve pararendëse, duke emëruar ish shefin ekzekutiv të firmës financiare “Goldman Sachs” si Sekretar të Thesarit dhe zotin Rex Tillerson të kompanisë ExxonMobil si Sekretar Shteti.

XS
SM
MD
LG