Lidhje

Amerika mund të bëhet eksportues neto i energjisë


Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara mund të bëhen eksportues energjie, një ndryshim i madh i sjellë nga teknologjitë e reja të nxjerrjes së naftës që janë më të efektshme. Përafërsisht dyfishimi i prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara brenda pak viteve po pengon përpjekjet e kartelit të naftës OPEC për të rimarrë kontrollin e tregjeve të energjisë. Dhe siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Randle, analistët kanë nënvlerësuar ndikimin që ka përmirësimi i shpejtë i teknologjive në industrinë e energjisë.

Prodhimi i lartë i energjisë në Amerikë dhe kërkesa relativisht e ulët do të thonë se ekonomia më e madhe e botës mund të ketë energji të tepërt, sipas kryetarit të Agjencisë amerikane për Informacionin e Energjisë, Adam Siminskit.

“Shtetet e Bashkuara mund të bëhen eksportues të energjisë” thotë ai.

Para disa vjetësh, rezervat e naftës janë rritur, kërkesa ka mbetur e pandryshuar, dhe çmimet kanë ranë.

Në të kaluarën kur çmimet binin, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), manovronte nëpërmjet marrëveshjeve për të ulur prodhimin, gjë që rriste çmimet. Por kësaj rradhe OPEC-u nuk e ndryshoi sasinë e prodhimit të naftës dhe lejoji rënien e çmimeve.

Analistët thonë se OPEC-u shpresoi se çmimet e ulëta do të eliminonin konkurrentët me kosto të lartë, veçanërisht kompanitë amerikane që përdorin teknika të avancuara shpimi si ajo me presion hidraulik. Kjo pastaj do të lejonte prodhuesit e kostos së ulët, si Arabia Saudite, të rrisnin çmimet dhe bahsk me to edhe fitmet.

Por një ekspert i energjisë nga Departamenti amerikan i Shtetit thotë se taktikat e vjetra nuk funksionuan në këtë situatë. Amos Hochstein thotë se shumë prodhues amerikanë u bënë më të efektshëm.

“Përmirësimi i prodhimit do të thotë për OPEC-un se prodhuesit amerikanë do të vazhdojnë të konkurrojnë në treg, se shpimi me presion hidraulik do të vazhdojë, dhe se lënia e çmimeve në nivele të ulta nuk do të zgjidhë gjë”.

Çmimet globale të naftës së papërpunuar janë rritur disi që prej marrëveshjes së nëntorit mes OPEC-ut dhe vendeve të tjera të mëdha prodhuese të naftës për të ulur prodhimin. Por Benjamin Zycher i institutit hulumtues “American Enterprise” thotë se shumë prodhues përballen me sfida komplekse ekonomike, duke e bërë marrëveshjen të brishtë.

“Mendoj se marrëveshja nuk ka gjasa të qëndrojë” thotë ai.

Ekspertët thonë se edhe nëse marrëveshja funksionon, çmimet më të larta do të nxisin kompanitë amerikane të prodhojnë edhe më shumë naftë, e cila nga ana tjetër mund të ngopë tregun dhe të çojë në rënien e çmimeve.

XS
SM
MD
LG