Lidhje

Kongresi ndërmerr hapin e parë për shfuqizimin e "Obamacare"


Republicanët e senatit
Republicanët e senatit

Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët ndërmori hapin e parë për shfuqizimin e programit shëndetësor të presidentit Barak Obama.

Republikanët e kanë bërë shfuqizimin e Aktit për Kujdes Shëndetësot të Përballueshëm, të njohur si Obamacare, një nga përparësitë e tyre kryesore, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër, Senati votoi sot herët në mëngjes për të miratuar rregullat që lejojnë shfuqizimin e ligjit me shumicë të thjeshtë. Republikanët kontrollojnë 52 nga 100 vendet e Senatit.

Pyetja e madhe që shtrohet tani është se ç’do të ndodhë nëse programi shfuqizohet. Deri tani, republikanët nuk kanë një plan konsensual për të zëvendësuar ligjin e kujdesit shëndetësor që u dha sigurim shëndetësor 20 milionë amerikanëve.

Senatorët demokratë e kritikuan votimin e sotëm.

XS
SM
MD
LG