Lidhje

Policia greke bllokon 400 kilogramë marijuanë


Albania drugs
Albania drugs

Policia greke tha se dy automjete të ngarkuara me rreth 400 kilogramë marijuanë u bllokuan në afërsi të Artës, në Greqinë Veriore.

Policia arriti të arrestojë njërin nga shoferët pasi shoferi tjetër mundi të largohej. Shoferi i arrestuar, sipas burimeve greke, është nga Shqipëria.

Lënda narkotike ishte futur nga kufiri shqiptar përmes rrjeteve të trafikut dhe kishte si destinacion Athinën.

Viti i ri ka nisur me bllokimin prej policisë greke të sasive të mëdha të marijuanës me prejardhje nga Shqipëria në zonat fqinje me Shqipërinë.

Ndonëse këto zona janë përfshirë ditët e fundit nga reshjet e mëdha të dëborës, trafikantët e narkotikëve, sipas policisë greke, kanë shtuar aktivitetin.

XS
SM
MD
LG