Lidhje

Kryeministrja britanike kërkon largim vendimtar nga BE


Kryeministrja britanike Theresa May thotë se Britania do të kërkojë një largim vendimtar nga Bashkimi Europian.

Në një fjalim që mbajti sot para trupit diplomatik dhe punonjësve civilë në Londër, zonja May tha se ajo nuk ka për të synuar një marrëveshje që e le Britaninë me një status të papërcaktuar mirë në raport me Bashkimin Europian.

Kryeministrja britanike tha se Parlamenti ka për të votuar të premten për një marrëveshje përfundimtare për daljen e vendit nga BE-ja.

Qeveria e zonjës May është kritikuar nga investitorë, biznesmenë dhe ligjvënës, për mosdhënien e informacioneve të nevojshme lidhur me të ardhmen e marrëdhënies së Britanisë me BE-në, ndërkohë që nga fundi i marsit fillojnë negociatat zyrtare për shkëputjen nga organizata europiane.

Bisedimet pritet të jenë ndër më të komplikuarat në historinë europiane. pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja përfundimtare mund t’i japë formë të ardhmes së Britanisë së Madhe dhe vetë Bashkimit Europian.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG