Lidhje

Itali, dhjetëra të zhdukur pas ortekut


Ende nuk dihet fati i rreth 30 njerëzve pasi një hotel luksoz u mbulua nga disa kilometra dëborë nga një ortek mbrëmjen e së mërkurës në Itali.

Orteku që goditi “Hotel Rigopiano” në qytetin Farindole erdhi pas një serie termetesh të fuqishme që goditën reajonin qëndror Abruzzo në fillim të ditës.

Pamjet televizive nga brenda hotelit të shkatërruar tregojnë sasi të mëdha dëborë në hollin e hotelit. Të paktën dy njerëz janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa orteku ka penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimi që të mbërrijnë në skenën e ngjarjes.

Më herët media njoftoi për shumë të vdekur nga fatkeqësia, por zyrtarët lokalë nuk i kanë konfirmuar njoftimet.

XS
SM
MD
LG