Lidhje

Përmirësohet shëndeti i ish presidentit George H.W.Bush


Mjekët thanë sot se shëndeti i ish presidentit amerikan George H.W. Bush, i cili po trajtohet nga një pneumoni bakteriale, po përmirësohet dhe se ai ka dalë nga reparti i kujdesit intensiv në një spital të Hjustonit.

"Ai ka ende shumë kollë”, tha doktor Clint Doerr, një pulmonolog në spitalin Metodist në Hjuston të Teksasit, ku 92 vjeçari Bush është shtruar në spital. Doerr tha se presidenti i 41-të, ka ende nevojë për ilaçe dhe antibiotikë, por se gjendja e tij është përmirësuar.

Mjeku tha se zoti Bush mund të dalë nga spitali gjatë ditëve të ardhshme në se gjendja e tij vazhdon të përmirësohet.

Një doktoreshë tjetër, Amy Mynderse, tha se gruaja 91 vjeçare e zotit Bush, Barbara Bush, e cila është trajtuar gjatë ditëve të fundit në të njëjtin spital për bronshit viral, po mëkëmbet dhe doli sot nga spitali. Ajo u kthye pranë shtratit të bashkëshortit të saj në spital. Ata kanë qënë të martuar së bashku për 72 vjet.

XS
SM
MD
LG