Lidhje

Kryeministri izraelit miraton zgjerimin e vendbanimeve


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi të martën një zgjerim të vendbanimeve në Bregun Perëndimor me 2,500 shtëpi të reja, shumica në zonat ku tashmë jetojnë kolonët hebrej.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman, qeveria tha se ka miratuar zgjerimin e vendbanimeve "si përgjigje për nevojat e strehimit" në Beit El afër Ramallahut dhe zona të tjera.

Zoti Netanyahu tha në Twitter: "Ne po ndërtojmë dhe do të vazhdojmë ndërtimin".

Palestinezët iu përgjigjën lajmit duke e akuzuar Izraelin se po përpiqet të eliminojë marrëveshjet e paqes dhe të sfidojë kundërshtimin ndërkombëtar ndaj zgjerimit të vendbanimeve.

Zëdhënësi i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, u kërkoi vendeve të tjera të ndihmojnë palestinezët duke mbajtur një "qëndrim të vërtetë dhe serioz" kundër vendbanimeve izraelite.

XS
SM
MD
LG