Lidhje

Amerikanët të shqetësuar nga vjedhja e të dhënave


Sipas një sondazhi të ri, pirateria elektronike, vjedhja e dhënave dhe mashtrimet po i bëjnë amerikanët gjithnjë e më mosbesues lidhur me aftësinë e "institucioneve të caktuara publike dhe private për të mbrojtur informacionin e tyre personal".

Anketa e Qendrës Kërkimore Pew tregon se rreth dy të tretat e amerikanëve, 64 përqind, thanë se kanë përjetuar raste në të cilat janë vjedhur një pjesë e të dhënave të tyre personale.

Anketa, e publikuar të mërkurën, tregon se 41 për qind e amerikanëve kanë parë raste mashtrimi me kartat e tyre të kreditit, ndërsa 35 për qind thonë se u është vjedhur informacioni i tyre personal.

Më pak të shpeshta, por shqetësuese, kanë qenë rastet e amerikanëve, që thonë se llogaritë e tyre të mediave sociale janë piratuar.

Sondazhi Pew zbulon gjithashtu se amerikanët janë të shqetësuar rreth mënyrës se si i ruajnë kompanitë të dhënat, sidomos se si agjencitë qeveritare dhe kompanitë e mediave sociale mbrojnë informacionin e privat të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG