Lidhje

Britania dhe lidhjet me BE-në


Britania do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian, ndërsa punon për të forcuar lidhjet tregtare me partnerët e saj botërorë, tha ministri britanik i financave, Philip Hammond.
Zoti Hammond i bëri komentet sot në Bruksel, ku janë mbledhur ministrat e financave të BE-së për takimet e Këshillit Ekonomik dhe Financiar të grupit.
Britania do të vazhdojë të marrë pjesë plotësisht në aktivitetin e BE-së deri në momentin e shkëputjes, tha zoti Hammond.
Më parë këtë muaj, ministri i financave tha se qeveria britanike do të ulte taksat për të ruajtur aftësinë konkurruese të vendit në një kohë kur pritet që bankat ndërkombëtare të largojnë nga Londra disa nga operacionet e tyre për t’i zhvendosur në qytete brenda territorit të BE-së.

XS
SM
MD
LG