Lidhje

Presidenti Trump risjell në vëmendje debatin kombëtar mbi abortin


Aktivistë kundër abortit janë mbledhur në Uashington për Marashimin për Jetën, një tubim i përvitshëm që këtë radhë ka marrë zemër nga zgjedhja e presidentit republikan, Donald Trump i cili është zotuar të kufizojë të drejtën e abortit. Nënpresidenti Mike Pence, i njohur për bindjet e tij kundër abortit, tha sot para turmës entuziaste “po fiton përsëri jeta”. Me ardhjen e administratës Trump, aktivistët kundër abortit gjejnë tek nënpresidenti Mike Pence një zë të fuqishëm për kauzën e tyre. Sot ai u bë figura më e lartë politike që ka folur në një tubim të tillë. Aktivistët kundër abortit shpresojnë që Presidenti Trump do të emërojë në Gjykatën e Lartë një gjykatës me pikëpamje konservatore për të kufizuar të drejtën e riprodhimit. Një javë më parë, rreth gjysmë milion vetë erdhën në Uashington për të marshuar për të drejtat e grave, ndër të cilat edhe për mbrojtjen e të drejtës së abortit. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e legalizoi abortin më vitin 1973.

Vetëm disa ditë më parë, rreth gjysëm milion gra marshuan në mbrojtje të së drejtës së abortit. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e legalizoi abortin më vitin 1973.




Dy marshime. Dy ditë krejt të ndryshme në Washington.

Më pak se një javë pasi gjysëm milioni gra marshuan për mbrojtjen e të drejtave të riprodhimit, gjysma tjetër e debatit të nxehtë për abortin mblidhet sot në kryeqytet.


Mbështetës të politikave kundër abortit kanë protestuar për 43 vite kundër vendimit të Gjykatës së Lartë Amerikane që u jep të drejtë grave të abortojnë, në një vendim të njohur si rasti “Roe kundër Wade”. Por këtë vit ata protestojnë me shpresa e reja për kauzën e tyre.


Një nga aktet e para të presidentit Trump në zyrën ovale ishte firmosja e urdhrit ekzekutiv që ndalon fondet amerikane për organizata të huaja që mbështesin abortin.

E ashtuquajtura politika “Mexico City” ka ndryshuar në varësi se kush drejton Shtëpinë e Bardhë. Që prej 1984 presidentët republikanë e kanë zbatuar atë, ndërsa demokratët e kanë rrëzuar.


Por urdhri i zotit Trump është edhe më kufizues se në të shkuarën, pjesë e një përpjekje që siç premtoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, do të jetë përparësi e administratës.

Nuk është sekret që kjo administratë dhe ky president do të bëjnë gjithshka munden për të mbrojtur jetën”.

Dhe menjëherë pas marshimit të grave në Uashington, kongresi i kontrolluar nga republikanët, nisi përpjekjen të ndërpresë përfundimisht fondet federale për abortin.

Miliona gra dhe burra në gjithë vendin, përfshirë mua, marshuam me një qëllim, t’i bëjmë të ditur botës se të drejtat tona duhen respektuar dhe mbrojtur. E drejta e një gruaje për abort duhet të jetë një zgjedhje e saj, jo një vendim që qeveria merr për të”.

Çdo jetë është një dhuratë e çmuar nga Zoti. Lutem që kjo e drejtë, të reflektohet në ligjet tona kombëtare”.

Ligji u miratua, kryetari i dhomës së përfaqësuesve Paul Ryan e përshëndeti këtë moment me një mesazh në twitter.

Mbrojtësit e abortit po vazhdojnë luftën e tyre.


Kongresi është larg qëndrimeve të publikut amerikan dhe çfarë ai mbështet në aspektin e mundësisë për abort dhe kujdesit shëndetsor për gratë”.

Një sondazh i zhvilluar gjatë vitit 2016 tregon se 57 për qind e amerikanëve janë pro abortit. Por këto shifra ndryshojnë kur publiku konsideron lloje të ndryshme abortesh dhe fondet federale që shkojnë për to.

Hapi tjetër i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve është një ligj që do të kufizonte rreptësisht vendimin e Gjykatës së Lartë, duke parashikuar parandalimin e abortit, në se mjeku dëgjon të rrahurat e zemrës gjatë analizës me ultratinguj.

Kjo mirëpritet nga mbrojtësit e politikave kundër abortit si profesori i Universitetit Katolik Chad Pecknold, i cili thotë se “marshimi për jetën” është vetëm një hap larg zgjidhjes së debatit mbi abortin.

Ky është tamam legjislacioni i duhur për të ecur përpara me kauzën pro jetës me ata që zakonisht janë kundër nesh, por të hapur për të shqyrtuar të gjitha faktet”.

Por ndikimi më i madh që qeveria republikane mund të ketë në debatin mbi abortin është kur bën emërimet e anëtarëve për në Gjykatën e Lartë. Presidenti Trump do të ketë shansin të bëjë emërimin e parë për në Gjykatën e Lartë javën tjetër, për të plotësuar vendin që është bosh.



Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG