Lidhje

Trump do të shpallë kandidatin për Gjykatën e Lartë


Presidenti Donald Trump do të shpallë sonte kandidatin e tij për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë, një institucion që aktualisht është i ndarë thuajse barabar në linja ideologjike.

Zoti Trump do ta bëjë njoftimin me një fjalim që do të mbajë në televizion.

Ai tha me anë të një komenti në Twitter se kandidati i zgjedhur prej tij është një njeri jashtëzakonisht i respektuar.

Nëse konfirmohet nga Senati, juristi i përzgjedhur nga zoti Trump do të zerë vendin e gjyqtarit konservator Antonin Scalia, i cili vdiq në shkurt të vitit 2016.

Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump tha se dëshironte të emëronte në Gjykatën e Lartë një person mjaft të ngjashëm në pikëpamje me gjyqtarin Scalia.

Vitin e kaluar, Presidenti Barack Obama emëroi juristin Merrick Garland për të plotësuar vendin e gjyqtarit Scalia.

Por, ligjvënësit republikanë në Senat nuk pranuan të mbajnë seanca konfirmimi, duke thënë se vendi i mbetur bosh duhej të plotësohej nga presidenti që do t’i zinte vendin zotit Obama.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG