Lidhje

Shkarkimi i Manjanit, Meta eviton komentet


Në Shqipëri, kryetari i LSI-së Ilir Meta evitoi sot komentet mbi shkarkimin e djeshëm të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, përfaqësues i partisë së tij

I pyetur disa herë për këtë çështje gjatë një konference shtypi, zoti Meta tha se LSi është shprehur që për rastin e ministrit dhe se vendi ka problemë shumë më të rëndësishme, duke mëshuar nevojës për reformën zgjedhore, vazhdimin e procesit të dekriminalizimit, si dhe parandalimin e kultivimit të marijuanës.

Zoti Manjani lëshoi dje akuza të rënda ndaj qeverisë për çështje korrupsioni apo lidhje me krimin. Por kreu i LSI-së edhe në këtë rast deklaroi se “çdo ministër. ish ministër, çdo deputet apo qytetar që ka fakte për implikime në korrupsion apo krimin e organizuar, duhet t’i drejtohet organeve të Drejtësisë”.

Zoti Meta sërish nuk dha ndonjë përgjigje nëse në zgjedhjet e qershorit do të jetë apo jo sërish në krah të Partisë socialiste, duke përsëritur se do të jenë forumet e LSI-së që do të vendosin në kohën e duhur.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG