Lidhje

Kandidatët për kabinetin Trump në Senat


Një komision i Senatit amerikan miratoi kandidatët e Presidentit Donald Trump për sekretarë të Shëndetësisë dhe Thesarit, pasi shumica republikane vendosi të pezullojë rregullat e votimit në komision.

Rregullat kërkonin që të paktën një demokrat të ishte i pranishëm në votim. Kjo shënoi një shkallëzim të ri të tensioneve partiake në Kongresin e ri.

Komisioni i Senatit për Financat miratoi kongresmenin e Xhorxhias Tom Price si sekretar të Shëndetësisë dhe financierin Steve Mnuchin si sekretar të Thesarit, me 14 vota pro dhe asnjë kundër.

Demokratët e bojkotuan takimin, duke kërkuar kohë për t’u bërë më shumë pyetje kandidatëve. Ata thanë se ka pikëpyetje ende të pazgjidhura në lidhje me të ardhurat financiare të dy kandidatëve.

Kandidati i presidentit Trump për sekretar shteti, Rex Tillerson, është drejt konfirmimit nga Senati, pasi disa demokratë kapërcyen linjat partiake dhe shprehën mbështetje ndaj tij.

XS
SM
MD
LG