Lidhje

Tillerson konfirmohet si sekretar i shtetit


Senati amerikan i kontrolluar nga republikanët konfirmoi zotin Rex Tillerson në postin e sekretarit të shtetit.

Senatorët votuan 56 vota pro dhe 43 kundër, kryesisht në linja partiake për propozimin që Tillerson të jetë kryediplomati i vendit.

Shumica e demokratëve në Senat e kundërshtuan emërimin e tij, duke zemëruar republikanët, të cilët thanë se ish-shefi i ekzekutivit të Exxon Mobil ishte i kualifikuar për postin.

Senatori demokrat Ben Cardin, numri dy në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se druhej se Tillerson do të jetë një “ushtar i bindur” dhe nuk do ta ndalë dot zotin Trump të ndjekë një politikë të jashtme të gabuar që e çon vendin në një “marshim të marrëzisë.''

Por republikanët kishin votat e duhura për ta kaluar emërimin e zotit Tillerson. Ai u ndihmua edhe nga disa demokratë që votuan pro.

Lidhjet e zotit Tillerson me Rusinë dhe qëndrimi i tij për sanksionet kundër Moskës kanë qenë një pikë e debatueshme gjatë seancave të konfirmimit.

XS
SM
MD
LG