Lidhje

Droga, arrestohen dy zyrtarë lokalë të policisë


Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi dy zyrtarë të lartë të Policisë në Vlorë dhe Gjirokastër të hetuar për “favorizim të drogës”. Sipas burimeve zyrtare Shefi i Rendit në Policinë e Qarkut të Vlorës Haki Hasanbegaj dhe Shefi i Specialistëve të Policise te Zonave në Tepelenë, Gani Abazaj, u arrestuan pas një urdhëri të Prokurorëve.

Arrestimet vijnë në një kohë kur sasi të mëdha marijuane po transportohen cdo ditë drejt vendeve fqinje dhe kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë. Vetëm në 24 orët e fundit policia greke bllokoi rreth 300 kilogramë marijuanë të futur nga Shqipëria përmes mjeteve motorike dhe korrierëve të drogës. Policia greke vlerëson se trafikantët po përdorin “korrierët” e vegjël për të transportuar në thellësi të Greqisë sasitë e marijuanës që u kultivuan në Shqipëri vitin e shkuar.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG