Lidhje

Presidenti Trump dhe Arnold Schwarzenegger shkëmbejnë replika


This file combination of pictures created on January 6, 2017 shows recent pictures of US actor and former governor of California Arnold Schwarzenegger (L) and US President Elect Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka thumbuar shpesh aktorin e Hollivudit dhe ish-Guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, që i zuri vendin në rolin e drejtuesit të emisionit të televizionit NBC, “The Apprentice”. Zoti Trump ishte drejtuesi i serisë televizive për 14 sezonet e saj të para dhe pastaj u tërhoq kur vendosi të kandidojë për president. Duke folur në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve dje, zoti Trump tha përsëri se shikueshmëria e programit ka rënë që kur ai iku dhe se do të donte të lutej për drejtuesin e ri. Zoti Schwarzenegger, ylli i filmave "The Terminator", reagoi me një videomesazh në Twitter.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një ceremoni e përvitshme ku presidentët mblidhen me udhëheqës botërorë fetarë, politikë, socialë dhe të biznesit nga e gjithë bota, për të nderuar besimin dhe miqësinë. Presidenti Trump e përdori këtë rast për t’u kujtuar pjesëmarrësve suksesin e tij, në emisionin televiziv nga i cili u largua në vitin 2015.

"Ne patëm një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Apprentice’ dhe kur unë kandidova për president, m’u desh ta lija emisionin. Ai ishte momenti kur e kuptova që do të kandidoja patjetër. Një yll i madh kinemaje, Arnold Schwarzenegger u zgjodh që të zinte vendin tim. Dhe ne e dimë rezultatin. Shikueshmëria ra ndjeshëm. Është katastrofë. Prandaj, a mund të lutemi për Arnoldin, që t’i rritet audienca?”

Nuk ishte hera e parë që Donald Trumpi fliste për rënien e audiences së emisonit. Në rastet e mëparshme, zoti Schwarzenegger kishte reaguar miqësisht në Twitter. Por dje, ai postoi një videomesazh plot sarkazëm në Twitter, drejtuar presidentit.

"Donald, kam një ide fantastike. A t’i shkëmbejmë vendet? Ti merr në dorë emisionin, meqë je ekspert për të rritur audiencat dhe unë zë vendin tënd. Kështu njerëzit do të flenë më në fund të qetë. Si thua?"

Aktori i lindur në Austri, ish-guvernator i Kalifornisë për dy mandate, ka thënë se votoi për rivalin e zotit Trump, guvernatorin e Ohajos, John Kasich, në zgjedhjet paraprake në shtetin e tij të Kalifornisë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG