Lidhje

Qeveria rumune i shpëton votës së mosbesimit


Qeveria e qendrës së majtë e Rumanisë i shpëtoi sot votës së mosbesimit, pas protestave masive kundër një dekreti në lidhje me korrupsionin.

Ioana Bran, sekretarja parlamentare tha se 161 ligjvënës votuan në mbështetje të propozimit, më pak se 232 votat e nevojshme për të kaluar vota e mosbesimit.

Qindra mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë, pasi ajo miratoi një dekret urgjent javën e kaluar për dekriminalizimin e pjesë të korrupsionit zyrtar.

Qeveria përfundimisht e tërhoqi dekretin dhe projekt-ligji tani do të debatohet dhe miratohet nga parlamenti.

Presidenti Klaus Iohannis, i një partie të qendrës, pati shprehur mbështetjen e tij që qeveria të qëndrojë në pushtet, pavarësisht protestave më të mëdha që janë mbajtur në vend, që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG