Lidhje

SHBA: Qindra të arrestuar në operacione kundër imigrantëve të paligjshëm


Autoritetet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara arrestuan qindra imigrantë që banonin në Shtetet e Bashkuara pa dokumenta, në aksione në gjithë vendin gjatë kësaj jave, megjithëse autoritetet thonë se ato nuk kishin lidhje me urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump.

Gillian Christensen, një zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare i tha gazetës “Washington Post” se aksionet kishin në shënjestër banorët e paligjshëm që kishin kryer krime, duke vënë në dukje se ato ishin “rutinë”.

“Po flasim për persona që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike apo për integritetin e sistemit të imigracionit”, i tha ajo gazetës.

Këto aksione u kryen në të paktën shtatë vended dhe përfshijnë qytete si Atlanta, Çikago, Nju Jork, dhe Los Anxheles ku mbi 160 vetë u arrestuan gjatë javës.

Duke folur me gazetarët dje në mbrëmje, një zyrtar i lartë për Los Anxhelesi i Byrosë për Zbatimin e Imigracionit dhe Doganat, tha se rreth 75 për qind e të arrestuarve në atë qytet, kishin të kaluar penale dhe nuk kishin lidhje me urdhrin e zotit Trump.

“Ky operacion që kryem është i njëjtë me operacione të tjera në të kaluarën”, tha David Marin.

Presidenti Trump lëshoi muajin e kaluar një urdhër ekzekutiv për marrjen e masave për 11 milionë immigrantët që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Amerikë.

Ai gjithashtu bëri ndryshime në politikat e ish-Presidentit Barack Obama, sipas së cilave përparësi ishin dëbimet e imigrantëve të paligjshëm me të kaluar kriminale dhe që u jepnin agjentëve një autoritet më të gjerë për të deportuar ose jo ata që kishin bërë shkelje të vogla, ose asnjë shkelje.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG