Lidhje

BE debaton planet që Libia të frenojë kontrabandën e njerëzve


Bashkimi Evropian po debaton rreth një plani që thotë se do të ndihmojë Libinë të frenojë numrin e emigrantëve të cilët largohen nga brigjet e saj, por disa analistë besojnë se plani nuk bën gjë tjetër veçse i bllokon emigrantët afrikanë dhe ata nga Lindja e Mesme në një zonë lufte.

Më 3 shkurt, Bashkimi Evropian njoftoi se do të japë 212 milionë dollarë për të ndihmuar qeverinë libiane të mbështetur nga OKB-ja të forcojë rojen bregdetare dhe të bllokojë rrugët e kontrabandës.

Një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk, tha se situata e tanishme e migrimit është sa tragjike aq edhe e pakontrollueshme. Preben Aamann tha se vitin e kaluar 181 mijë njerëz u larguan nga Libia për në Itali dhe rreth 5 mijë u mbytën në Mesdhe.

Aamann tha se Bashkimi Evropian ka trajnuar tashmë rreth 90 anëtarë të rojes bregdetare libiane si pjesë e Operacionit Sofia saj, një operacion i përbashkët detar për të ndaluar kontrabandistët e qënieve njerëzore. Plani i ri përfshin përpjekjet për të bllokuar rrugët e kontrabandës.

Trajnimi i mëtejshëm për forcat e rojes bregdetare pritet të zhvillohet në Evropë dhe Bashkimi Evropian është i treguar i gatshëm për të shpenzuar më shumë nga Fondi për Afrikën nëse është e nevojshme.

XS
SM
MD
LG