Në korrik, kandidati i atëhershëm presidencial Donald Trump shkaktoi shqetësime në të gjithë Evropën, kur sugjeroi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbrojnë aleatët e NATO-s kundër Rusisë në qoftë se ata nuk japin kontributin e tyre në ndarjen e barrës së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.
Tani në rolin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duket se do të përmbush premtimin e tij. Të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi aleatët e NATOs se Uashingtoni do të "pakësojë angazhimin e tij" ndaj aleancës, nëse aleatët nuk do të përmbushin obligimin e tyre për të shpenzuar në minimum dy për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto në fushën e mbrojtjes.
"Amerika do të përmbushë përgjegjësitë e veta, por në qoftë se vendet tuaja nuk duan të shohin Amerikën të pakësoj angazhimin e saj për aleancën, kryeqytetet tuaja duhet të tregojnë mbështetje për mbrojtjen tonë të përbashkët", tha Sekretari Mattis gjatë një takimi me dyer të mbyllura të NATOs në Bruksel.
Mattis nuk tha se Uashingtoni mund të ndryshojë angazhimin ndaj aleancës 28-anëtarëshe.
Në mesin e pesë vendeve të NATO-s që plotësojnë kriterin janë Greqia, e cila shpenzon rreth 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Polonia, Estonia dhe Britania të cilat shpenzojnë pak më shumë se minimumi prej 2 për qind. Ndërsa vendet e tjera si Gjermania, Kanadaja, Italia, Spanja dhe Franca në fushën shpenzojnë më pak së dy për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për shpenzimet ushtarake të NATOs.
Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë se 3.6 për qind të prodhimi të tyre të brendhshëm bruto në shëenzimet ushtarake të NATOs.
"E kam për detyrë t’ua shppjegoj me qartësi dhe në mënyrë konkrete realitetin politik në Shtetet e Bashkuara dhe kërkesën e drejtë të njerëzve të vendit tim", tha Mattis në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATOs.
Shtetet e Bashkuara kanë nxitur prej kohësh aleatët e NATO-s që të rrisin kontributin e tyre, përfshirë thirrjet nga administrata e Presidentit Obama dhe presidentëve të tjerë.
Ish Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates në fjalimin e tij lamtumirës në vitin 2011 paralajmëroi se durimit të kongresit amerikan ndaj nivelit të ulët të kontributit të vendeve anëtare të NATOs po i vjen fundi.
Gates ka shërbyer në administratat e presidentëve Obama dhe George W. Bush.
Paralajmërimi i së mërkurës në Bruksel ishte një shenjë se presidenti Trump nuk po heq dorë nga presioni mbi vendet e tjera të aleancës që të lehtësojnë barrën e Shtetet e Bashkuara, që tani paguajnë deri në 75 për qind të shpenzimeve të përgjithshme ushtarake të NATO-s.