Lidhje

Robert Harward, këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare?


Zëvendës-admirali 60-vjeçar Robert Harward, njeriu që thuhet se do të jetë kandidati i Presidentit Donald Trump për të zëvendësuar këshilltarin e tij të shkarkuar të sigurisë kombëtare, ka shërbyer në trupat speciale SEAL të marinës. Ai e ka bërë shkollën e mesme në Iran dhe flet rrjedhshëm persisht.

Harward është i respektuar në komunitetin e sigurisë kombëtare. Ai ka lidhje të ngushta me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis. Ata kanë shërbyer së bashku gjatë kohës kur Harward ishte zëvendëskomandant i Komandës Qendrore, që mbikëqyr forcat e SHBA në Lindjen e Mesme.

Harward, i cili u tërhoq nga ushtria në vitin 2013, punon si ekzekutiv në Lockheed Martin, kompania e armëve dhe hapësirës, ku merret me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka njoftuar publikisht emërimin e tij dhe as nuk është bërë e ditur nëse ai e ka pranuar postin, i cili nuk është subjekt konfirmimi nga Senati.

Nëse konfirmohet, Harward do të zëvendësojë gjeneralin Michael Flynn, i cili u largua nga posti këtë javë, pasi nuk u tregoi të vërtetën zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë rreth kontakteve të tij me zyrtarët rusë gjatë periudhës së tranzicionit.

XS
SM
MD
LG