Lidhje

Fushatë dezinformimi e Rusisë kundër NATO-s?


Trupa gjermane në Lituani

Agjencive dhe portaleve të lajmeve iu dërguan këtë javë e-maile në të cilat ushtarët gjermanë të stacionuar në Lituani akuzohen për përdhunime. Zyrtarët e NATO-s thonë se fjala është për një fushatë lajmesh të rreme të organizuar nga Rusia, që synon të dobësojë mbështetjen e publikut për aleancën ushtarake.

Në e-mailet, të cilat më 14 shkurt u janë dërguar disa portaleve në Lituani, thuhej se ushtarë gjermanë të stacionuar në këtë vend baltik kanë përdhunuar një vajzë të mitur lituane.

Lajmi u përgënjeshtrua nga policia lituane, e cila po përpiqet të gjejë adresën IP nga është shpërndarë e-maili.

"Me sa dimë, hetimet e policisë lituane kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur as viktima dhe as dëshmitarë të mundshëm," tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes.

Ky incident dezinformimi është i ngjashëm me rastin e ashtuquajtur “Lisa” vitin e kaluar, në të cilën mediat ruse fillimisht raportuan dhe më pas nxitën një stuhi mediale në Gjermani në lidhje me pohimet që thuhet se ishin bërë nga një vajzë 13-vjeçare ruso-gjermane të quajtur Lisa.

Sipas këtyre dezinformatave, ajo gjoja ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga emigrantë arabë në Berlin.

XS
SM
MD
LG