Lidhje

Deklarata e presidentit Trump për Suedinë


A ka patur një sulm terrorist në Suedi të premten në mbrëmje? Jo, por presidenti amerikan Donald Trump duket se sugjeroi se kishte pasur një sulm, duke i lënë suedezët të habitur nga ajo që udhëheqësi i ri amerikan mund të ketë dashur të thotë.

Gjatë një mitingu të shtunën në Florida, zoti Trump aludoi për sulmet e fundit terroriste në Evropë të lidhura me imigracionin e kufijëve të hapur, duke thënë, "shihni se çfarë po ndodh në Gjermani. Shihni se çfarë ndodhi mbrëmë në Suedi. Suedi. Kush do ta besonte? Në Suedi."

Por nuk kishte asnjë ngjarje të rëndësishme të lidhur me terrorizmin në vendin skandinav të premten në mbrëmje..

Trump nuk dha hollësi të tjera për deklaratën deri të djelën në mbrëmje kur tha përmes Twitterit se i ishte referuar një raporti të kanalit Fox News rreth imigrantëve dhe Suedisë.

Ndërkohë, disa suedezë po vënë në lojë presidentin Trump në median sociale duke përdorur hashtag "#LastNightinSweden."

XS
SM
MD
LG