Lidhje

Përplasja mes ligjit federal dhe atij shtetëror për marihuanën


Marihuana, e njohur gjithashtu me emrin kanabis, është tani e ligjshme në 28 shtete amerikane për përdorim mjekësor. Në disa edhe për qëllim argëtimi. Nga të gjitha këto shtete, katër e legalizuan marihuanën jo më larg se nëntorin e kaluar. Ndërsa mbështetja e publikut për marihuanën rritet, në rritje është edhe industria shumëmiliardëshe e kanabisit të ligjshëm. Ndonëse marihuana është e ligjshme në shumë shtete të Amerikës, ligji federal amerikan ende e konsideron të paligjshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee, shpjegon këtë kontradiktë dhe ankthin mbi të ardhmen e industrisë së kanabisit nën administratën Trump.

Blerja e marijuanës në këtë dyqan të Los Anxhelesit është e ngjashme me eksperiencën në një dyqan luksoz verërash. Varietet jepen këtu me përshkrime të efekteve që krijojnë. Shiten lloje që përdoren në ushqime apo sende të tjera, të gjitha këto për ta paraqitur atë si diçka të zakonshme dhe për të larguar stigmën, veçanërisht që kur Kalifornia legalizoi përdorimin e marihuanës për argëtim, nëntorin e kaluar.

Në vitin 2016, biznesi i marihuanës së legalizuar arriti në gati 7 miliardë dollarë. Kjo shifër pritet të shkojë në më shumë se 21 miliardë, në pesë vitet e ardhshme. Por administrata e re Trump po i bën nervozë disa aktorë të kësaj industrie në rritje.

“Industria e marihuanës është padyshim një industri në gjendje amullie, pjesërisht për shkak të regulloreve shumë komplekse. Ajo është e ligjshme në nivel shtetesh, por e paligjshme në nivel federal dhe shumë ligje janë kontradiktore.”

“Ka zona ku vepron ligji federal dhe ligji shtetëror. Dhe këto ligje janë në konflikt të drejtpërdrejt me njëri tjetrin. Ligji federal është gjithmonë mbi të tjerët.”

Por fakti se agjentët federalë mund të zbatojnë ligjin federal në shtete ku ligji shtetëror është ndryshe, nuk e shfuqizon ligjin – duke krijuar paqartësi. Në fund të fundit, është në dorë të çdo presidenti të vendosë përparësitë e zbatimit të ligjit.

Administrata Obama kishte një qasje liberale ndaj marihuanës dhe lejonte selicin shtet të zbatonte ligjet e veta. Por kreu i ri i Departmentit të Drejtësisë është Jeff Sessions, i cili bëri këtë koment në vitin 2016 kur ishte senator i Alabamës:

“Njerëzit e mirë nuk pinë marihuana.”

Për t’i bërë gjërat më konfuze, gjatë seancës së tij të konfirmimit në senat, zoti Sessions ishte i paqartë kur iu përgjigj një pyejte nga senatori i Vermontit Patrick Leahy…

“A do t’i përdornit burimet federale për të hetuar dhe ndjekur penalisht njerëzit e sëmurë që përdorin marihuanë sipas ligjeve të shtetit të tyre edhe pse mund të shkelin ligjin federal?”

“Nuk angazhohem të vë në zbatim ligjin federal, por kjo padyshim është një problem i burimeve të qeverisë federale,” u përgjigj zoti Sessions.

“Duke patur liri dhe pavarësi të mjaftueshme për të vendosur qëndrimin që do të mbajë, Jeff Sessions mund të përpiqet fare mirë të zbatojë ligjet federale për marihuanën, që mund të çojnë në bastisje edhe në shtete që nuk kanë miratuar përdorimin e saj.”

Por disa lojtarë në industrinë e kanabisit janë më optimistë, si MedMen, që menaxhon këtë pikë shitjeje.


“Në se shkon me teorinë se qeveria ndjek vullnetin e popullit, dhe fakti se industria e marihuanës është gjallëruar dhe po funksionon brenda kufijve të ligjit, mendoj se duhet të jemi optimistë rreth së ardhmes.”

Kongresi po i përgjigjet rritjes së popullaritetit të marihuanës duke formuar një komision dypartiak për kanabisin për të ngushtuar hendekun mes ligjeve federale dhe atyre shtetërore dhe për të promovuar industrinë e marihuanës.

XS
SM
MD
LG