Lidhje

Gjenerali McMaster, autori më i shitur


Gjenerali amerikan H.R. McMaster, i emëruar kohët e fundit si këshilltari i sigurisë kombëtare nga presidenti Donald Trump, është tani edhe autori më i shitur, për një libër që ka shkruar dy dekada më parë.

Libri i tij i vitit 1997, Shkelja e Detyrës,(Dereliction of Duty) rreth dështimit të ushtrisë amerikane dhe lidershipit politik në luftën amerikane kundër agresionit në Vietnam në vitet 1960, arriti sot në listën e librave më të shitur në Amazon.com.

54-vjeçari McMaster, i diplomuar në Akademinë Ushtarake Amerikane West Point, po punonte për një doktoraturë në historinë amerikane kur e shkroi librin, duke hedhur dritë mbi dokumenta të usthrisë dhe sigurisë kombëtare nga periudha e Luftës së Vietnamit duke arritur në përfundimet e tij rreth përfshirjes amerikane në atë luftë që përfundoi me Vietnamin e Veriut duke marr nën kontroll Vietnamin e Jugut të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1975.

McMaster ishte shumë kritikë ndaj udhëheqësve të lartë ushtarak gjatë viteve 1960 duke argumentuar se dështimi për të sfiduar Sekretarin e Mbrojtjes Robert McNamara dhe Presidentin Lyndon Johnson rreth strategjisë së tyre për luftën, që u bë faktor përçarës brenda Shteteve të Bashkuara dhe shkaktoi një numër të madh viktimash në radhët e ushtrisë amerikane. McMaster thotë se udhëheqësit amerikanë si në Pentagon edhe në Shtëpinë e Bardhë dështuan të zhvillonin një plan për të qetësuar një kryengritje të Vietkongut apo për të mposhtur Ushtrinë e Vietnamit të Veriut.

Në konkluzionet e tij, McMaster shkruan, "Lufta në Vietnam nuk ishte humbje në betejë, as në faqet e para të gazetës The New York Times apo kampuset e kolegjeve. Ajo ishte një humbje në Uashington D.C."

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG