Lidhje

Rifillojnë bisedimet e paqes për Sirinë


I dërguari posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë u takua sot në Gjenevë me një delegacion të qeverisë siriane, ndërsaka nisur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës civile gjashtë vjeçare atje.

Staffan de Mistura parashikon të zhvillojë bisedime edhe me anëtarë të opozitës siriane. Dje ai tha se nuk shihte ndonjë përparim të shpejtë në horizont, por se egzistonte "moment politik" për të ecur përpara me një plan paqeje.

Palët e konfliktit sirian janë takuar për herë të fundit në Gjenevë rreth nëntë muaj më parë. Bisedimet u ndërprenë për shkak të shkeljeve të përsëritura të një marrëveshjeje për armëpushim.

Sipas zotit De Mistura një rifillim i suksesshëm i negociatave të dështuara varet kryesisht nga fakti nëse palët në konflikt i qëndrojnë marrëveshjes aktuale të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG