Lidhje

Protesta, Basha sërish me tone të ashpra


Në Shqipëri, në ditën e 8-të të protestës, kryetari i opozitës Lulzim Basha vijoi retorikën e ashpër, ndonëse foli për një lëvizje paqësore dhe mjete demokratike.

"Kjo është një ushtri e paqes, një ushtri e metodave dhe durimit demokratik, është një ushtri e përballjes dhe vendosmërisë. Por kjo nuk është lojë. Durimi ynë nuk duhet të merret për dobësi. Provokimet nuk do t’i tolerojmë. Faqen tjetër nuk do ta kthejmë. Na godisni me shuplakë, do ju përgjigjemi më grusht. Në këtë shesh e anembanë Shqipërisë, sa herë goditeni nga padretësia, arrogance, antiligjshmëria, korrupsioni, mos u shtrini për tokë, mos ktheni faqen tjetër. Bashkohuni dhe goditini me grusht”, u shpreh zoti Basha..

Një ditë më parë kreu i opoitës ftoi qytetarët që të reagojnë me forcë ndaj padrejtësive, duke folur për zyrtarë që do të tërhiqeshin zvarrë në shesh e duke u shprehur se kush kërkonte luftë, luftë do të kishte si përgjigje.

Pikërisht për këto deklarata, Policia e Tiranës ka bërë sot denoncim në Prokurori ndaj tij “për thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Në fjalimin e sotëm zoti Basha përsëriti dhe një herë se protesta nuk do të përfundojë pa u arritur kërkesa për qeveri teknike, duke theksuar se ai nuk do të pranojë kompromise apo pazare në kurriz të të drejtave të qytetarëve. Pasdite zoti Basha mblodhi krerët e degëve të partisë së tij, ku u vendos që mbështetës të opozitës nga cdo i qytet të mbështesin në mënyrë të përditshme protestën

XS
SM
MD
LG