Lidhje

Debati për OMN-ën, tjetër sqarim nga Brukseli


Në Shqipëri, Genoveva Calavera, drejtoresha e Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i ngarkuar për të ndihmuar autoritetet shqiptare në procesin e rivlerësimit, ka sqaruar dhe një herë pozicionin e Bordit si dhe rolin e vetë Operacionit. Reagimi i saj vjen pas pikëpyetjeve të tjera të ngritura pak ditë më parë nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, sipas të cilit detyrat dhe instrumentat që ONM-ja do të duhet të përdorë duhet të jenë të përcatuara në një marrëveshje ndërkombëtare, e cila do të duhet të miratohet nga parlamenti i Shqipërisë.

Debati për OMN-ën, tjetër sqarim nga Brukseli
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Pasi fillimisht ngriti shqetësimin për funksionet e Bordit të Menaxhimit të Opoeracionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili javën e shkuar ju drejtua sërish kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, si dhe dy ambasadorëve atij amerikan Donald Lu dhe homologes së tij të Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin. Letra e tij, është nisur dy ditë pasi Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, ju përgjigj pikëpyetjeve të ngritura, ndërsa theksonte se ndjehej “i habitur” prej tyre.

Por për ministrin Vasili, shpjegimet e zotit Hahn duket se jo vetëm që nuk kanë qartësuar shqetësimet e shtruara prej tij, por u kanë shtuar dhe disa të tjera. Ai i referohet pikërisht letrës së Komisionerit për të vënë në dukje se sipas tij komunikimi i qeverisë shqiptare përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të ministrave për nisjen e OMN-ës, është “antikushtetues”.

Nga ana tjetër, ndërsa vazhdon ta cilësojë si të paqartë rolin e Bordit të Menaxhimit, ministri Vasili është i mendimit se edhe për vetë Operacionin Ndërkombëtar, do të duhej të arrihej një marrëveshje ndërkombëtare e cila përmes një ligji të miratohej nga parlamenti shqiptar, ndonëse funksionimi dhe roli i këtij operacioni por dhe vëzhguesve ndërkombëtar janë përcaktuar në ndryshimet e miratuara në Kushtetutë, ku për to flitet gjerësisht.

Në një letër sqaruese, drejtoresha për Ballkanin në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian Genoveva Calavera, e cila drejton dhe Bordin e Menaxhimit ka ritheksuar se Bordi “ka një natyrë të pastër administrative. Detyrat e tij do të mund të krahasohen me ato të një Njësie Menaxhimit të Projektit dhe synon të lehtësojë punën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe qeverisë së SHBA-ve, nën kryesimin tim”, shkruan ajo.

Zonja Calavera, thekson gjithashtu se “të gjitha rekomandimet në lidhje me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve të rivlerësimit dhe procesin e ardhshëm të rivlerësimit të anëtarëve të sistemit gjyqësor do të kryhen nga vëzhguesit ndërkombëtarë që janë emëruar ose do të emërohen nga ONM-ja për këtë qëllim”, ndërsa përsërit dhe një herë se “ONM-ja është ngushtësisht një operacion jo ekzekutiv, qëllimi i vetëm i të cilit është të monitorojë dhe të ofrojë rekomandime përgjatë procesit të rivlerësimit. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve shqiptare”.

Megjithatë “për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur çdo keqkuptim”, shkruan zonja Calavera në mbyllje të letrës, në komunikimet e ardhshme zyrtare, ajo nuk do t’i referohet më Bordit por vetëm Operacionit Ndërkombëtar.

Por më shumë se sa aspektet juridike të ngritura nga ministrant e LSI-së, procesi i rivlerësimit pengesën kryesore duket se e ka te bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës dhe qëndrimi i ri i saj lidhur me tërësinë e paketës ligjore të Reformës në Drejtësi. Mungesa në parlament e opozitës e bën të pamundur ngritjen e Komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për strukturat e rivlerësimit. Opozita madje është shprehur se nevojitet një rishikim i ligjit për procesin e rivlerësimit, ndonëse ai është konfirmuar dhe nga Gjykata Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG