Lidhje

SHBA dislokojnë në Korenë e Jugut sistemin THAAD


Shtetet e Bashkuara vendosën sot në Korenë e Jugut elementët e parë të një Terminali të Sistemit të Mbrojtjes nga Raketat nga Lartësia, për t’iu kundërvënë sjelljes agresive të Koresë së Veriut.

Ky sistem, i njohur me termin THAAD është projektuar me synimin për të interceptuar dhe shkatërruar gjatë fluturimit raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

Koreja e Veriut hodhi dje katër raketa balistike me rreze të mesme veprimi, tre prej të cilave fluturuan rreth 1 mijë kilometra dhe ranë në ujërat japoneze. Ushtria jugkoreane tha se raketat ishin hedhur nga një rajon në kufirin verior me Kinën.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se hedhja e raketave të Phenianit përkon me fillimin e manovrave vjetore të mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG