Lidhje

Gazetari i VOA Xhevdet Hoxha, "Qytetar Nderi" në Malësi të Madhe


Këshilli i Bashkisë "Malësi e Madhe" nderoi sot me titullin "Qytetar Nderi" ish-gazetarin e Zërit të Amerikës Xhevdet Hoxha dhe disa figura të tjera, të njohura të Malësisë. Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj tha se Malësia nderoi sot bijtë e saj.

Xhevdet Hoxha, i cili jeton në shtetin amerikan të Virxhinias, emigroi në moshë të re në SHBA dhe më pas punoi për më shumë se 30 vjet në Zërin e Amerikës.

Në motivacionin, që shoqëron titullin thuhet se "Xhevdet Hoxha u bë një ndër zërat e fuqishëm për përhapjen dhe mbrojtjen e traditave, qendresës dhe të drejtave të malësorëve të Malësisë së Madhe, që jetojnë në Shqipëri dhe në SHBA. "

XS
SM
MD
LG