Lidhje

Ballkani përparësi e Bashkimit Evropian


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kushtuan rendësi të madhe Ballkanit gjatë takimit në Bruksel, për të treguar se pavarësisht tensioneve etnike dhe plagëve nga luftrat e viteve 90-të, rajoni ka përparësi për Bashkimin Evropian, veçanërisht pasi Rusia gjithashtu kërkon të rrisë ndikimin e saj atje.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një përspektivë të qartë Evropiane”, tha Jean-Claude Juncker, shef i Komisionit Evropian që po drejton negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. “Ne nuk po largohemi, por po afrohemi”, tha ai.Dy vite më parë zoti Juncker tha se nuk do të kishte anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij që përfundon në vitin 2019.

Zyrtarët thanë se kjo ishte thjesht çështje teknike sepse Ballkani nuk ishte gati për anëtarësim. Por disa në rajon thonë se mesazhi e dëmtoi kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Britania do të mbajë një takim special mbi Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, tha kryeministrja britanike Theresa May, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi rendësinë e Ballkanit. Taki i së enjtes nuk doli me politika të reja të bllokur për Ballkanin ndërsa udhëheqësit evropianë do të përpiqen të vizitojnë më shpesh për të nxitur reforma.

Rusia e cila po përpiqet të shfrytëzojë lidhjet e vjetra historike në rajon për të sfiduar përfshirjen evropiane dhe amerikane, e kundërshton futjen e shteteve ballkanike në BE. Rusia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Vendet ballkanike janë në faza të ndryshme reformash që synojnë hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në BE, ndërkohë që Serbia shihet si pykë, zhvillimi së cilës mund të pengojë të tjerët.

Por, megjithë disa përparime gjatë pesë viteve të shkuara, reformat në rajonin në drejtësi dhe klimën e biznesit, kanë ngcur, duke lejuar lulëzimin e krimit të organizuar dhe nxitur prurjet e emigratëve drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministrja britanike paralajmëroi për “mundësinë e shtimit të destabilitetit dhe rreziqeve ndaj sigurisë së përbashkët.”

Maqedonia është zhytur në një krizë politike, ndërsa Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Në Mal të Zi, partitë politike pro-perëndimore dhe ato të opozitës po bojkotojnë parlamentin pas një votimi të kohëve të fundit, për të cilin shprehen se njerëzit u frikësuan për të shprehur mbështetje për qeverinë.

XS
SM
MD
LG