Policia shqiptare tha sot se bllokoi në Vlorë dy skafe me motorë të fuqishëm që dyshohet se transportonin marijuanë drejt Italisë. Ndërkohë roja bregdetare italiane publikoi pamjet e një operacioni që u zhvillua një ditë më parë në Veri të Barit ku u bllokua rreth 1,2 tonë marijuanë. Skafi i nisur nga brigjet shqiptare me motorrë të fuqishëm çan dallgët e larta i ndjekur me mjete nga deti dhe nga ajri nga foract italiane . Dy skafistët nga Vlora përpiqen të hedhin marijuanën në det para se të arrestohen.