Lidhje

Presidenti Trump kërkon mbështetje për reformën e kujdesit shëndetësor


Presidenti Donald Trump po përpiqet të sigurojë mbështetje për reformën e sistemit shëndetësor të vendit, dy ditë përpara një votimi të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zoti Trump shkoi sot në Kongres për t’u deklaruar kolegëve të tij republikanë se votimi i së enjtes është mundësia e tyre më e mirë për shfuqizimin e ligjit të ish-Presidentit Obama, të cilin ata e kanë kundërshtuar për shtatë vjet me radhë.

Ligji, i njohur me emrin Obamacare, i cili është parë si arritja më e rëndësishme legjislative e ish-Presidentit, u ka dhënë sigurim shëndetësor 20 milionë amerikanëve.

Por ai është kritikuar nga republikanët, sepse kërkon që çdo amerikan të blejë sigurim shëndetësor, përndryshe duhet të paguajë gjobë.

Disa republikanë konservatorë e kundërshtojë planin e mbështetur nga Presidenti Trump për shfuqizimin e ligjit të deritanishëm, duke thënë se plani i ri nuk e justifikon plotësisht përmbysjen e ligjit të ish-Presidentit Obama.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG