Lidhje

Irak, SHBA heton njoftimet për vrasje të civilëve në Mosul


Autoritetet në Irak thonë se po hetojnë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në Mosulin perëndimor.

Ata theksuan se nuk ka të dhëna të menjëhershme që tregojnë se vdekjet janë shkaktuar nga një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratë të bërë sot nga zyrtarët irakenë thuhet se 61 trupa u gjetën nën një ndërtesë të shembur që ishte bllokuar nga Shteti Islamik, por nuk kishte asnjë shenjë se ishte goditur nga forcat e koalicionit.

"Forcat tona janë ende të angazhuara në beteja të ashpra," thuhet në deklaratë, ku theksohet se "hetimet janë në vazhdim."

Zyrtarë të koalicionit thanë në një deklaratë se po “shqyrtojnë formalisht besueshmërinë e pretendimit për më shumë se 100 viktimave civile të vrarë” në lagjen Jidideh të Mosulit nga sulmet ajrore të koalicionit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG